Kërkojnë ndryshimin e afatit kalimtar

Kërkojnë ndryshimin e afatit kalimtar

Liverpool dhe Manchester United kanë kërkuar nga Premier Liga për ta ndryshuar afatin kalimtar.

Para dy viteve kryetarët e Premier Ligës kishin votuar që afati kalimtar të mbyllet para se të fillojë sezoni i ri. Por sipas The Times, klubet në Angli kanë kërkuar që kjo të ndryshohet sepse po iu jep avantazh klubeve rivale.

Para dy viteve Liverpool, ka votuar pro ndryshimit por pritet që ata të votojnë kundër kësaj here.

“Nuk ka rëndësi kur mbyllet afati kalimtar, por duhet të mbyllet në të njëjtën kohë për të gjithë”, ka thënë Jürgen Klopp, trajneri i Liverpoolit.

Klubet angleze nuk kanë mundur të transferojnë lojtarë pas 8 gushtit, ndërsa klubet spanjolle dhe italiane kanë pasur të drejtë të blejnë lojtar deri me 2 shtator.

Problemet për afatin kalimtar do të diskutohen muajin e ardhshëm. Pritet që edhe gjigantët tjerë, si City e Tottenham t’i mbështesin rivalët e tyre.