Liverpool ka filluar zyrtarisht bisedimet me mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri

Liverpool ka filluar zyrtarisht bisedimet me mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri

Mediat angleze raportojnë se “Reds” kanë shtuar përpjekjet për blerjen e yllit me origjinë shqiptare.

“Goal” raporton se Liverpooli është treguar e gatshme të shpenzojë 13 milionë sterlina (17 milionë euro).

E ardhmja e tij mund të jetë prapë në Premierligë ku së bashku me Liverpoolin spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United.

Shaqiri është në kërkim të një klubi të ri pas rënies së Stoke Cityt nga Premierliga.