Liverpooli mposhti skuadrën e New Castle

Liverpooli mposhti skuadrën e New Castle

Liverpool vazhdoi me fitore në Premier Ligën Angleze. Kësaj radhe “The Reds” mposhtën skuadrën e Newcastle me rezultat 3:1.

Mysafirët shënuan të parët, duke befasuar vendasit qysh në minutën e 7-të të ndeshjes, me anë të mbrojtësit të majtë, Williams.

Mirëpo më pas Liverpooli arriti ta përmbys rezultatin dhe atë qysh në 45 minutat e parë. Mane me dy gola të shënuar në minutën e 28 dhe 40 vulosi rezultatin e pjesë së parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol nga ana e Liverpoolit. Në minutën e 72, Salah shënoi golin e tretë dhe të fundit për vendasit në këtë ndeshje.

Kujtojmë që Xherdan Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë në këtë ndeshje në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Liverpool mbetet e para në tabelë pa asnjë humbje në këto pesë xhirot e para të zhvilluara ndërsa Newcastle renditet në vendin e  16-të me 4 pikë të grumbulluara.