Liverpool ka mposhtur Barcelonën

Liverpool ka mposhtur Barcelonën

Liverpooli ka arritur që ta përmbys sonte rezultatin ndaj Barcelonës dhe është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve.

Ndeshja është zhvilluar në Anfield dhe ka përfunduar me rezultat 4-0 (4-3).

Serinë e golave e ka filluar Divock Origi në minutën e 7-të. Në pjesën e dytë shumë shpejtë erdhën edhe dy gola tjerë, nga Georginio Wijnaldum në minutën e 54-të dhe 56-të. Goli i tretë erdhi pas një pasimi të mirë të Shaqirit.

Mrekullia në Anfield me golin e dytë që Divock Origi shënoi në minutën 79-të dhe të katërtin për Liverpool, duke i siguruar klubit të tij fitoren që e dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e sotme ishte kthyese, ndërsa takimi i parë ka përfunduar me rezultat 3-0.

Liverpooli e pret finalistin e dytë në takimin që zhvillohet nesër mes Ajaxit dhe Tottenahmit.

Kjo është finalja e dytë e Liverpoolit në dy vitet e fundit.