Mungon Shaqiri

Mungon Shaqiri

Sot në ora 17:30, në kuadër së javës së nëntë në Premier Ligë, do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool.

United është në formë mjaft të keqe dhe po kërkon që t’iu rikthehet fitoreve. Nga ana tjetër Liverpool gjatë këtij sezoni nuk di për humbje në kampionatin anglez, pasi në tetë ndeshjet e zhvilluara kanë arritur t’i fitojnë të gjitha.

Te të dy skuadrat kanë mungesa. Pogba, Matic, Shaw, janë disa prej mungesave të shumta që po vuan Unitedi. Kurse për Liverpoolin mungojnë Shaqiri dhe Salah.

Këto janë formacionet zyrtare:

Liverpool këtë sezon është në vendin e parë në tabelë me 24 pikë, derisa “Djajtë e Kuq”, janë në vendin e 14 me 9 pikë./21Media