Koha e rregullt përfundoi me rezultat 5:5.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 5:5.

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Liverpool-it dhe Arsenal-it, në kuadër të kupës së Anglisë.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, por Liverpooli ka fituar në penallti. Koha e rregullt përfundoi me rezultat 5:5.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Shkodran Mustafi, por në portën e gabuar duke shënuar autogol. Arsenali ka reaguar shpejtë duke e barazuar rezultatin në minutën e 19 nëpërmjet Lucas Torriera. Dhe më pas doli në epërsi pas dy golave të shpejt nga Gabriel Martinelli (26’, 36’). Në pjesën e parë shënoi edhe James Milner përmes një penalltie, për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 2:3.

Në pjesën e dytë Maitland Niles ka shënuar golin e katërt të Arsenalit në minutën e 54. Vetëm katër minutë më vonë ka shënuar edhe Alex Oxlade Chamberlain. Në minutën e 62-të, Divock Origi barazoi gjithçka.

Joseph Willock e ka rikthyer përsëri Arsenalin në epërsi në minutën e 70-të, por ishte përsëri Origi që ia prishi festën londinezve. Ndeshja përfundoi 5:5.

Në penallti, triumfoi Liverpool me shifrat 5:4./21Media