Federata Angleze pritet ta gjobitë Liverpoolin

Federata Angleze pritet ta gjobitë Liverpoolin

Liverpooli mund të eliminohet nga Carabao Cup edhe pse e fitoi raundin e parë më rezultat 2-0 kundër MK Dons, në ndeshjen e cila u luajt më 25 shtator.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp aktivizoi shumë lojtarë të rinj, njëri prej tyre ishte edhe Pedro Chirivellan. Ky i fundit nuk i ka në rregull të gjitha dokumentet prandaj dhe Federata e Futbollit Anglez është duke shikuar nëse ka ndonjë parregullsi.

Federata Angleze e futbollit pritet ta gjobitë Liverpoolin ose ta përjashtojë komplet nga kjo kupë./21Media