Liverpooli në vendin e parë në tabelë

Liverpooli në vendin e parë në tabelë

Liverpooli e ka filluar mjaft mirë këtë sezon, ata janë në vendin e parë në tabelë me 25 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.

Liverpooli është në formë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi dje mposhti skuadrën belge, Genk me rezultat 4-1.

Sipas mediave angleze, këto rezultate kanë bërë që trajneri Jurgen Klopp, të mos kërkojë blerje të reja dhe të vazhdojë me lojtarët aktualë.

Të dielën Liverpoolin e pret një ndeshje e vështirë ndaj Tottenhamit.