"Nuk do të marrim lojtarë të tjerë për emergjencë"

“Nuk do të marrim lojtarë të tjerë për emergjencë”

Jurgen Klopp ka bërë të qartë se ai nuk do të kërkojë askënd gjatë merkatos së janarit për të zgjidhur problemet në mbrojtje të Liverpoolit.

Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez janë të lënduar, duke lënë “The Reds” me pak opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Rafael Camacho ka debutuar në Premier Ligë në fitoren 4-2 të Crystal Palace dhe Klopp duket i kënaqur me paraqitjen e 18-vjeçarit.

“Mund të imagjinoj çfarë do të mendojnë njerëzit për këtë situatë, por nuk duhet të marrim vendime të momentit. Nuk do të marrim lojtarë të tjerë për emergjencë. Më thoni emrin e një lojtari i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në pozita të tjera që është më i mirë se lojtari i jonë, Rafa”, ka thënë Klopp.