Manchester City i rikthehet fitores

Manchester City i rikthehet fitores

Arsenali dhe Wolves kanë ndarë nga një pikë. “The Gunners” dolën të parët në epërsi me golin e Abameyang, në minutën e 21-të. Por, nuk arritën ta ruajnë epërsinë dhe në minutën e 76-të, Wolves e barazoi rezultatin. Golin për Wolves e shënoi Jimenez.

Manchester City i rikthehet fitores, pasi mposhti Southampton me rezultat 2:1. Mysafirët dolën të parët në epërsi me golin e Porwes në minutën e 13-të. Por, në pjesën e dytë, City e përmbysi rezultatin duke i siguruar tri pikë. Golat u shënuan nga Aguero dhe Walker.

Liverpooli i siguroi tri pikë, me dy gola të vonshëm. Edhe pse Aston Villa shënoi e para, The Reds arritën ta përmbysnin rezultatin. Ndesha përfundoi me rezultat 2:1. Golat u shënuan nga Robertson dhe Mane. Ndërsa golin e vetëm për Villan e shënoi Trezeguet./21Media