Kanë përfunduar pa gola dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pa gola dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

Derbi është zhvilluar në Angli, mes Liverpoolit dhe Bayern München-it, ku të dy skuadrat patën disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.

Derisa në pjesën e parë u vërejt një dominim i lehtë tek skuadra angleze, kurse në pjesën e dytë pa posedim më të madh të topit, por nuk arriti të realizojë, përball mbrojtjes gjermane të organizuar mirë. Në ndeshje nuk u aktivizuan fare dy shqiptarët, Shaqiri i Liverpoolit dhe Shabni i Bayernit.

Pa gola ka përfunduar edhe takimi tjetër, Lyon – Barcelona. Barcelona pati shumë raste të mira shënimi, por nuk arriti që të tund portën franceze.

Liverpool dhe Barcelona llogariteshin favorit, por dështuan që të shënojnë dy yjet e skuadrave Salah dhe Messi, për kundër shumë rasteve të mira shënimi që patën.

Ndeshjet e kthimit, ku do të mësohen fituesit zhvillohen pas tri javëve.