Liverpooli ka marrë një lajm të keq në prag të derbit me Evertonin

Liverpooli ka marrë një lajm të keq në prag të derbit me Evertonin

Adam Lallana është lënduar në ndeshjen e së dielës ku Anglia triumfoi ndaj Lituanisë në Wembley me rezultat 2:0.

Mesfushori i Liverpoolit ka marrë një goditje në këmbë pas testeve mjekësore është konstatuar serioziteti i lëndimit që pritet ta mbajë atë për katër javë jashtë fushave të blerta.

Kësisoj, Lallana do të mungojë në derbin e qytetit ndaj Evertonit që zhvillohet këtë fundjavë dhe në sfidat e ardhshme të Liverpoolit përballë Bournemouth, Crystal Palace, Stoke City dhe West Brom.