Lehmann ka shpresa që Liverpooli ta thyejë rekordin e Arsenalit

Lehmann ka shpresa që Liverpooli ta thyejë rekordin e Arsenalit

“The Reds” kanë arritur në ndeshjen e 50 pa humbje në Premier Ligën e Anglisë dhe ish-portieri i Arsenalit, Jen Lehmann beson se ata do t’a arrijnë Arsenalin.

Jens Lehmann beson që Liverpooli është rrugës për ta thyer rekordin e “të pamposhturve” në Premier Ligë, një gjë që ai e kishte arritur me Arsenalin 16 vjet më parë me ekipin e famshëm që e ka marrë nofkën “Të pamposhturit”.

Gjatë atij sezoni, “Topxhinjtë” kanë arritur 90 pikë, kurse nuk kanë pësuar në asnjë ndeshje. Ata kanë vazhduar pa humbje deri në ndeshjen e tyre të 49-të.

Sipas Lehmann-it, Liverpooli është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e fitoreve te Arsenalit.

“Mendoj se titulli do të merret nga ta. Pas 30 vjetëve pa e fituar ligën, kjo do të jetë shumë e merituar, sidomos me një ecuri kaq sensacionale. Ata kanë përfituar nga të gjitha skuadrat pak, nga dobësia e Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe Spursit”, tha ai për Goal.