Liverpool mposhti Porton

Liverpool mposhti Porton

Liverpooli me lehtësi ka arritur që të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi sonte e ka mposhtur Porton.

Ndeshja e zhvilluar në çerekfinale, ka përfunduar me rezultat 1-4 dhe me rezultat të përgjithshëm 1-6.

Ndeshjen e parë e ka fituar Liverpool si vendas me rezultat 2-0.

Mbrëmë në gjysmëfinale janë kualifikuar Barcelona dhe Ajax.