Klopp ka mbetur i mahnitur nga cilësitë e lojtarit

Klopp ka mbetur i mahnitur nga cilësitë e lojtarit

Finalisti i sivjetmë i Ligës së Kampionëve ka nisur kërkimin për përforcime për sezonin tjetër.

Liverpooli është futur në garë për të nënshkruar me Nicolas Pepen te Lilles.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka pasur një sezon për t’u mbajtur në mend, pasi ka realizuar 22 gola dhe 11 asistime në Ligue 1, duke zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane për të.

Fillimisht ishin Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid ekipet që e kërkonin 23-vjeçarin, por tani edhe ekipi i Jurgen Klopp i është futur kësaj gare.

Lille e di se nuk do të mund ta mbajë futbollistin për shkak të interesimit të madh, por për ta shitur francezët kërkojnë plot 80 milionë euro.

Mediat në Angli raportojnë që Liverpooli është i gatshëm të paguajë një shifër të tillë pasi Klopp ka mbetur i mahnitur nga cilësitë që ka Pepe.