Klopp i kënaqur me mbrojtësit që ka

Klopp i kënaqur me mbrojtësit që ka

Liverpooli nuk do ta transferojë asnjë mbrojtës në afatin kalimtar të janarit. Kështu ka deklaruar trajneri i klubit, Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman deklaroi se ai është i kënaqur me mbrojtësit që ka në skuadër dhe në janar nuk e dëshiron asnjë ndryshim.

“Si mund të kesh mungesë të qendërmbrojtësve kur i ke katër qendërmbrojtës, si dhe Fabinhon? Vetëm Fabinho është i lënduar, Matipi është i lënduar dhe Dejan Lovren e pati një problem, po. Ne nuk do të transferojmë tjetër qendërmbrojtës për shkak të lëndimeve  – bota jashtë neve mendon se ne kemi mungesë dhe se na duhet dikush, por pastaj ne do t’i kishin gjashtë qendërmbrojtës dhe kjo s’do të kishte kuptim”, deklaroi Klopp.

Tutje ai bëri të ditur se është i shqetësuar për lëndimet, por tha se Lovreni s’është i lënduar.

Ai pati gërrqe dhe ishte momenti për ta nxjerrë nga loja, por gjithçka është mirë”, shtoi Klopp./21Media