Liverpooli shënoi tri gola, ndërsa West Hami dy

Liverpooli shënoi tri gola, ndërsa West Hami dy

Liverpooli sonte e mposhti West Ham Unitedin në “Anfield” me rezultat 3-2, duke shkuar në 18 fitore me radhë në Premierligë dhe duke barazuar rekordin historik të vendosur nga Man City i Pep Guardiolës në vitin 2017.

Nuk ishte aspak ndeshje e lehtë për vendasit, megjithatë djelmoshat e Kloppit luftuan deri në fund dhe nga disavantazhi arritën të përmbysin rezultatin për të fituar 3-2.

Georinio Wijnaldum, Salah dhe Mane shënuan për vendasit, derisa Issa Diop dhe Pablo Fornals realizuan për mysafirët.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 79 pikëve, 22 më shumë se Manchester City që është i dyti.