Mposhti Tottenhamin

Mposhti Tottenhamin

Liverpooli e fitoi Ligën e Kampionëve. The Reds e mposhtën Tottenhamin me rezultat 2:0. Liverpooli e dyfishoi epërsinë në minutën e 88-të, me golin e Divock Origit.

Edhe në pjesën e parë, Liverpool ishte në epërsi. Ishte Salah ai që shënoi golin e parë për Liverpoolin, në minutën e dytë.

Redsat më në fund fitojnë një finale, pas asaj të humbur vitin e kaluar, kështu që tani Liverpool numëron 6 tituj të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Tottenhami ishte për herë të parë në një finale të kësaj gare dhe nuk arriti ta bëjë befasinë për tu bërë pjesë e historisë.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për të nderuar Jose Antonio Reyes, i cili vdiq në një aksident komunikacioni./21Media