Lladrovci emëron drejtorë të rinj në Komunën e Drenasit

Katër drejtorë të rinj në Komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka bërë emërimin e drejtorëve të rinj në katër drejtori komunale.

Emërimi i drejtorëve të rinj është bërë në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë dhe në Drejtorinë e Inspekcionit.

Drejtorët e rinj janë: Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim, Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale, Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Milaim Hajdari – Drejtor i Dretorisë së Inspekcionit.

Lladrovci përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” të emëruarve u ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e drejtorive përkatëse.

“Sot, kam emëruar katër drejtorë të rinj, në krye të drejtorive. Të emëruarve ju uroj punë të mbarë dhe pres realizimin e prioriteteve në dobi të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci.

Gjatë muajit tetor, Policia e Kosovës kishte arrestuar drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit për keqpërdorim të pozitës zyrtare.  Ndërsa gjatë muajit nëntor  drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ndërsa Drejtoreshës së Inspekcionit, Aurora Berisha, nuk iu vazhdua akt-emërimi nga kryetari Ramiz Lladrovci. Gjithashtu në nëntor të vitit 2018 Lladrovci, ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave, Labinot Gruda, pas kërkesës së këtij të fundit që të lirohet nga kjo pozitë për ‘arsye personale”./21Media

Back to top button