Lladrovci emëron dy drejtoresha

Lladrovci plotëson ekzekutivin

Nga sot komunën e Drenasit drejtoritë me shumicë do t’i udhëheqin gratë, nga gjithsej 12 drejtori, 7 prej tyre do të udhëhiqen nga femrat dhe 5 nga meshkujt.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka plotësuar ekzekutivin me emërimin edhe të dy drejtorive, të cilat do të udhëhiqen nga femrat.

Shqipe Zogu do të udhëheqë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish- asambliste e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate dhe Egzona Jetullahi do të udhëheqë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.

Drejtorinë e Infrastrukturës Publike do ta drejtojë Idriz Hysenaj, Flutura Avdiu, atë të Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Anita Abdullahu, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe Shyqyri Bublaku, Drejtorinë për Buxhet e Financa, ndërsa drejtoritë tjera do të drejtohen nga drejtorët aktualë.

Back to top button