"Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak..."

“Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak…”

Sot, në mëngjes ka vdekur veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj. Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka shprehur ngushëllime familjes Sylaj, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë.

“Sot, në mëngjes u nda nga ne fizikisht, veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj. Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim. Nga sot, radhët e armatës së shtetndërtuesve, i mungon një nga emrat më të shkëlqyer, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi ndërtimit të vendit, debatit demokratik në komunën tonë dhe përhapjen e kulturës demokratike, për debat, për avancim të kulturës tonë politike. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë!”, ka shkruar Lladrovci.

Në ora 13:30, Asambleja e Kuvendit Komunal të Drenasit organizon mbledhje komemorative. Nga ora 15:00- 15:45, do të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në ora 16:00, do të mbahet tubim komemorativ në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në ora 19:00, do të bëhet varrimi në Kizharekë, Drenas./21Media