Lladrovci: Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh

Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka sulmuar Rexhep Selimin e Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka sulmuar Rexhep Selimin e Vetëvendosjes, pas kërkesës së tij që VV të hyjë në koalicion me LDK-në, për formimin e qeverisë së re.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, unë isha pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004, Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjitshëm, ishte kategorik kundër.

Ai preferonte koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin, në të kundërtën, thoshte se nëse lidhet koalicion me LDK-në do të japë dorëheqje. Megjithatë, koalicioni ndodhi kurse Rexha e mbrojti “parimin” e tij, dha dorëheqje nga Aleanca.

Sot, prej më të zëshmëve që partia e tij të hyjë në koalicion me LDK-në, kundër PDK-së është pikërisht njeriu i “parimeve”, Rexhep Selimi. Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari e merr vesh! Kur e pat përnjimend, atëherë apo sot? Edhe këtë e merr vesh veç tatari!

Back to top button