Lladrovci ka një porosi

Lladrovci ka një porosi

Protagonisti i radhës i emisionit “21 Gradë” ishte i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. E gjithë intervista me Lladrovcin u përshkrua me shumë argëtim, e kësaj here për shikuesit, Lladrovci sqaroi se çka është “pilifunci”, që më parë e kishte përmendur në një intervistë e që ishte bërë virale.

“Pilifunci mendoj që e ka spjegu një zonjë rreth të 40-tave në shesh të Prishtinës. Kur lun me ato shtagat pit-pitak, ai që e mban shtagën atje kur te gjujsh, toka shpeshherë nuk është e rrafshët, edhe mrrin shtaga me hi përfundi, qajo është pilifunc.”, tha Lladrovci duke dhënë porosi për të gjithë ata që e kanë luajtur këtë lojë të mos bëhen mendjemdhenj dhe tha se nuk është turp me tregu që ka qenë bari dikur.

21 Gradë – 14.08.2019

21 Gradë – 14.08.2019

Gepostet von RTV21 Showbiz am Mittwoch, 14. August 2019

Lladrovci komentoi edhe performancën e Fjolla Morinës në Skenderaj. Ai i doli në mbrojtje artistes. Ai tha se performanca e saj nxiti reagime të shumta pa nevojë dhe e krahasoi paraqitjen e saj me të Rita Orës në Prishtinë dhe siç tha ai, performanca e superyllit botëror as që u komentua./21Media