Lladrovci takon zjarrfikësit e Drenasit

Kryetari i Drenasit u ka ndarë mirënjohje zjarrëfikësve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, kanë vizituar Shërbimin e Zjarrfikësve dhe i kanë ndarë mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre në shërbimin emergjent që kanë kryer gjatë ushtrimit fushor dhe rasteve të tjera emergjente.

Gjatë vizitës ne këtë shërbim, nga Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Afrim Gjeli, kryetari Lladrovci është njoftuar për shërbimet që kryejnë dhe pajisjet të cilat kanë në dispozicion për ndërhyrje në raste emergjente. Kryetari Lladrovci ka ndarë mirënjohje për gjithë stafin e këtij shërbimi për punën dhe angazhimin e tyre gjatë intervenimeve emergjente dhe u ka premtuar se për punonjësit e këtij shërbimi do të kujdeset që të kenë kushte me të mira të punës dhe standardizim të pagës me shërbimet tjera të zjarrfikësve në Kosovë.

Displaying IMG_7840.JPG

Back to top button