Feronikeli pësoi humbjen e tretë

Feronikeli pësoi humbjen e tretë

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 8-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit arriti që në minutën e fundit ta siguroj fitoren ndaj kampionëve në fuqi, Feronikelit, me rezultat 2:1. Golat për Llapin i shënuan Mentor Zhdrella (41) dhe Mërgim Pefqeli (92’). Ndërsa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Mevlan Zeka (81’).

Për Feronikelin kjo ishte humbja e parë pas tri fitoreve, por në përgjithësi humbja e tretë në këtë edicion.

Serinë e paraqitjeve të mira e vazhdoi Ballkani, që arriti të mposhtë në udhëtim Ferizajn, po ashtu me rezultat 2:1. Blend Baftiu i zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të. Epërsinë e Ballkanit e dyfishoi Artur Magani, në minutën e 34-t. Ndërkohë, golin e vetëm të Ferizajit e shënoi Edon Sadriu në minutat e fundit të pjesës së parë.

Fitoren e parë në këtë edicion e realizoi Dukagjini, që para tifozëve të vet mposhti Trepçën’89, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Dukagjinin e realizoi Husein Demiri, në minutën e 40-të./21Media