Llapi shënoi fitore me rezultat të thellë

Llapi shënoi fitore me rezultat të thellë

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të xhiros së 30 në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore ndaj Trepçës 89’, me rezultat të thellë, 4-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përcjell rtv21.tv

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 69 pikëve, po aq sa Prishtina që është në vendin e dytë dhe i afrohet Feronikelit në vetëm dy pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera që janë zhvilluar sot:

Ferizaj – Liria 3:1,

Gjilani – Flamurtari 0:1,

KEK-u – Ballkani 0:3./21Media