Llapi 2:1 Dukagjini

Llapi 2:1 Dukagjini

Sot, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës, Llapi e mposhti Dukagjinin me rezultat 2:1.

Në minutën e 40-të, Armin Mujkiq shënoi golin e epërsisë për Llapit, 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 67-të, Husein Demiri shënon golin e barazimit. Por, në minutën e 81-të Llapi doli përsëri në epërsi. Mërgim Pefqeli e shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore Llapi gjendet në vendin e dytë, një pikë më pak se lideri Feronikeli./21Media