Llapi mposhti Trepçën ’89

Llapi mposhti Trepçën ’89

Llapi e ka ngrirë Trepçën ’89, duke e mundur me rezultat 0-2, në kuadër të katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës, takim ky që u zhvillua në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Skuadra e Tahir Batatinës në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur pjesën e dytë të garave. Mirlind Daku (86’) nga penalltia, dhe Ilir Blakqori (89’) shënuan për fitoren e Llapit, e cila siguron kualifikimin në rundin tjetër të garave. Kualifikimin e ka siguruar edhe Prishtina e cila në Ferizaj mundi Kosovën e Prishtinës, me rezultat 4-0. Bozhoviq (22’), Januzi (44’), Curri (45+1’) dhe Makenda (47’) shënuan për fitoren e prishtinasve.

Në rrethin tjetër të garave janë kualifikuar edhe Drita, Vëllaznimi dhe Drenica që mundën Istogun, Rahovecin përkatësisht Arbërin.Ndërkaq, takimet Ballkani-Gjilani dhe Vushtrria-Liria luhen vazhdimet pasi që koha e rregullt në këto dy sida janë mbyllura baras.

Rezultatet:

Ballkani-Gjilani 0-0 (luhen vazhdimet)

Trepça ’89-Llapi 0-2

Vushtrria-Liria 1-1 (luhen vazhdimet)

Istogu-Drita 0-1

Prishtina-Kosova (P) 4-0

Vëllaznimi-Rahoveci 1-0

Drenica-Arbëria 7-1