Llapi triumfon ndaj Drenicës

Skuadra e Llapit e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri garues 2022/23 të Superligës së Kosovës.
Skuadra e trajnerit Tahir Batatina ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 si mysafir i Drenicës në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “18 Qershori”.
Goli i vetëm në këtë ballafaqim erdhi në minutën e 35’ kur për Llapin realizoi Kushtrim Shabani.
Më këto tre pikët e para, Llapi pozicionohet në vendin e tretë, prapa Gjilanit dhe Prishtinës.

Back to top button