Receta kuzhine

Receta kuzhine

Përbërësit:
2 pudinga dredhëze ose mjedre
4 lugë miell
8 lugë sheqer
1 litër ujë
70gr margarinë

Përgatitja:

2 pudingat së bashku me miellin dhe sheqerin i përziejmë mirë në një enë, më pas i bashkojmë me një litër ujë. I vëmë në zjarr për t’u zier, duke i përzier vazhdimisht.

Më pas, pasi ta largojmë masën nga zjarri, ia hedhim 70 gr margarinë. Pastaj masën e shtrijmë në një tepsi katrore.

Pas ftohjes, e presim në kube dhe i ngjyejmë në kokos. Ju bëftë mirë./21Media