Lluka deklarohet për rastin në Trepçë, tregon sa minatorë janë ngujuar

Sipas minstrit, miniera ka ajrosje natyrale

Pas incidentit të ndodhur sot në minierën e Trepçës ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka shkruar se brenda minierës janë 100 minatorë, por sipas tij, pa rrezikë për jetë. Siç ka theksuar Lluka miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesën e ajrosjes.

“Me shqetësim po e ndjeki situatën në Trepçë ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht, duke ndërprerë energjinë elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike. Në bisedën që kisha me persona përgjegjës dhe sindikatën, rreth 10 minatorë janë brenda në minierë, pa rrezik për jetë. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t’i shpëtojnë të gjithë minatorët.Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë me shëndet dhe së shpejti ti bashkohen familjeve të tyre” ka shkruar minstri Lluka në Facebook.

Një zjarr ka përfshirë një trafo brenda Objekti të Trepçës sot rreth orës 12:00. Si pasojë e tij është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë, duke bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala. /21Media 

Back to top button