Lluka i përgjigjet Bordit të Telekomit

“Bordi të merret me menaxhimin e ndërrmarjes dhe jo me politikë”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valrdin Lluka ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Bordit të Telekomit të Kosovës  se ministri Lluka nuk ka bashkëpunuar me ta.

Lluka ka thënë që Bordi duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes e jo të merret me politikë.

“Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon … dhe jo të merret me politikë.”, ka shkruar ministri Lluka.

Më tutje, ministri ka thënë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të kërkojë përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike si dhe ai për punën e tij do të japë përgjegjësi para qytetarëve.

“Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Valdrin Lluka në Facebook./21Media

Back to top button