Lluka ia dorëzoi detyrën ministres Hajdari

I plotësuar (14:01)

Hajdari u shpreh se do të angazhohet maksimalisht

Ish- ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i dorëzoi sot detyrën ministres së re të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve strategjike Ndërmarrsisë, Industrisë, Rozeta Hajdari, të cilës i uroi suksese dhe e njoftoi  me të arriturat dhe sfidat.

Ai gjithashtu ia dorëzoi raportin e detajuar të punës, të cilën ai e ka bërë gjatë periudhës shtator 2017 dhe shkurt 2020.

Në anën tjetër, ministrja Hajdari e falënderuaoi ministrin në largim, Valdrin Lluka, për punën e tij të bërë dhe tha se do të angazhohet maksimalisht që të qojë përpara sektorët, të cilët mbulon kjo ministri.

____________________________________________________________________

Rozeta Hajdari pranoi detyrën nga Endrit Shala

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë dorëzim-pranimi i detyrës së ministrave

Ministri i deritashëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot ia dorëzoi detyrën me planet dhe objektivat për vitin 2020 ministres së re, Rozeta Hajdarit.

Me këtë rast, ish-ministri Shala e uroi ministren Hajdari për pozitën e re dhe më pas e njoftoi shkurtimisht për punën dhe projektet e përfunduara dhe ato në vazhdimësi.

Ndërkaq, ministrja e Rozeta Hajdari, siç bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjithë për t’i zhvilluar fushat që janë në kuadër të kësaj ministrie, që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit./21Media

Back to top button