Lluka: ”Kosova e Re” bazament i zhvillimit ekonomik

Sipas Llukës, termocentrali Kosova e Re pritet të ketë jetëgjatësi prej 40 vjetësh

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur se Qeveria e Kosovës ka vulosur investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë që kap vlerën e 1.3 miliard eurove, por, ky sipas tij është vetëm fillimi, sepse me këtë po vendosim themelet e një ekonomie më dinamike, e cila pritet të shumëfishojë investimin në të ardhmen e afërt.

Ai ka shkruar në facebook se me të filluar operimin, termocentrali Kosova e Re pritet të ketë një jetëgjatësi prej 40 vjetësh. Lluka ka shtuar se ky planifikim afatgjatë do t’i mundësojë shoqërisë ta projektojë një të ardhme prosperuese për gjeneratat që vijnë.

Back to top button