Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tani kandidat për deputet i AKR-së, në ishte i ftuar në Debat Pernime

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tani kandidat për deputet i AKR-së, në ishte i ftuar në Debat Pernime

Ai në diskutimin për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik së pari foli për fabrikat e reja të inauguruara në Republikën e Kosovës, të cilat ai ia atribuon kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Për të ardhmen Lluka ka deklaruar se këto investime të huaja duhet të bëhen në sistem shtetëror, e jo privat siç kanë qenë deri më tani.

Ai gjithashtu foli edhe për krijimin e një agjencie eksportuese e cila do t’u ndihmonte prodhuesve vendorë që të gjejnë treg në vende të ndryshme. shkruan rtv21.tv.

Edhe marrëveshja për energji për termocentralin Kosova e Re e nënshkruar nga vetë Lluka ishte temë e debatit, pasi partneri i koalicionit, Fatmir Limaj mbrëmë në të njëjtin debat deklaroi se partia e tij nuk do të votojë pro kësaj marrëveshjeje në Kuvend.

Lluka deklaroi se Limaj ka deklaruar se do të rishikojë kushtet e kontratës, pasi sipas Llukës kushtet ende mund të negociohen, duke theksuar se ka një keqkuptim, keqinformim apo një keqshprehje nga ana e Limajt./21Media