Sonte në DebatPernime u diskutua për ekonominë dhe financat e Kosovës

Sonte në DebatPernime u diskutua për ekonominë dhe financat e Kosovës

Të ftuar kësaj here ishin ish ministrat Bedri Hamza, Avdullah Hoti dhe Valdrin Lluka, si dhe Hekuran Murati i ish anëtar i Shoqërisë Civile, tani pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Valdrin Lluka, ka bërë të ditura gjërat që i kanë mbetur në gjysmë gjatë mandatit të tij i cili po ashtu mbeti në gjysmë, duke vendosur theksin mbi privatizimin e Telekomit, shkruan rtv21.tv.

“Shumë e rëndësishme është privatizimi i Telekomit sepse është i mbipopulluar dhe efikasitetin e punës nuk e ka, të shiten aksionet për 51 për qind dhe Kosova të mbetet përsëri shoqëri aksionare. Përveç privatizimit të Telekomit është edhe ligji për Miniera. Ne e kemi filluar punën dhe kushdo që vjen duhet ta vazhdojë atë. E treta është ndërtimi i termocentralit e pjesa më e vështirë është financimi i tij. Nëse nuk duan të vazhdojnë me këtë atëherë ata duhet të kenë një plan B të menjëhershëm. E gjithë kjo do të shihet në dhjetor.”, ka deklaruar Lluka.

Ai ka bërë të ditur se megjithëse privatizimi nuk ka ndodhur, Telekomi është përmirësuar, duke theksuar se janë ndërprerë disa kontrata të dëmshme, që kanë qenë drejt mbytjes së Telekomit./21Media