I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka

Privatizimi i Telekomit të Kosovës ka qenë një temë e bujshme për një kohë të gjatë.

Sipas ministrit Lluka rreth 6 muaj do të marrë kohë periudha e ristrukturimit, e tenderi për kontraktimin e ekspertëve ka dalë para një muaji, shkruan rtv21.tv.

Pas 6 muajve, diku rreth fundit të vitit përgatitet pjesa e privatizimit dhe tenderimit, thekson Lluka, duke shtuar se në fund të vitit do të dalë tenderi i hapur dhe ftesa për kompanitë e ndryshme.

Ministri beson se deri në muajin prill të vitit 2020, do të duhej të ekzistonte ofertuesi i preferuar për Telekomin e Kosovës./21Media