Lluka: Të gjithë 110 minatorët kanë dalë jashtë dhe janë mirë

Mitrovica vazhdon të ketë probleme me energjinë elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar që 110 minatorët e ngujuar në Trepçë kanë dalë jashtë dhe janë mirë.

Sipas, Llukës problemi në Mitrovicë vazhdon të jetë me furnizimin e energjisë elektrike si dhe me furnizim stabil për pompat e ujit që nuk lejojnë vërshimin e horizonteve.

Ministri këtë e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu Lluka ka sqaruar që gabimisht në statuset e mëparshme ka deklaruar që kanë qenë 10 minatorë, pasi që fjala ishte për 110.

Një zjarr ka përfshirë një trafo brenda Objekti të Trepçës sot rreth orës 12:00. Si pasojë e tij është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë, duke bërë që Mirovica të jetë pa energji elektrike./21Media

Back to top button