Dy shkolla të kësaj komune do të bëhen së shpejti efiçiente në aspektin energjetik

Dy shkolla të kësaj komune do të bëhen së shpejti efiçiente në aspektin energjetik

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka qëndruar sot në një vizitë punë tek Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari, me të cilin diskutuan për projektet që Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke realizuar dhe planifikon të realizoj në këtë komunë.

Lluka, bëri të ditur se këtë vit ka alokuar rreth 300,000 euro për ndërtimin e objektit administrativ të ujësjellësit si dhe Kompanisë për Pastrimin e Mbeturinave të cilat do të vendosen në një tokë publike së bashku me Zjarrfikësit e Komunës.

Kreu i MZHE-së, gjithashtu theksoj se, dy shkolla të kësaj komune do të bëhen së shpejti efiçiente në aspektin energjetik.

Poashtu, është shqyrtuar mundësia për zhvillimin e burimeve ujore përmes digës dhe rezervuarit, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri afatgjate për furnizim me ujë të pijes dhe ujitjes./21Media