Sonte në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për Arsim, Kulturë e Sport

Sonte në emisionin “Debat Përnime” po diskutohet për Arsim, Kulturë e Sport

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Venera Llunji, në emisionin “Debat Përnime”,  tha se problemi i Universitetit nuk ka të bëjë me pagesën që e bëjnë studentët, por siç tha ajo ka të bëjë me programin që ju ofrohet gjitha Universiteteve.

“Problemi i Universitetit nuk ka të bëjë me pagesën që e bëjnë studentët, por ka të bëjë me programin i cili ju ofrohet të gjitha Universiteteve, varësisht për cilin po flasim, publik ose privat, ka të bëjë me programet të cilat akreditohen prej Agjencisë së Akreditimit, pastaj prej përgatitjes profesionale që e kanë mësimdhënësit dhe angazhimit që ata e tregojnë. Ne kërkojmë që institucionet publike të jenë pa pagesë, por kjo nuk do të thotë se cilësia do të bie, përkundrazi shteti ka mekanizma mbikëqyrës me të cilën mund ta vërtetoj sesi po ecën aplikimi, implementimi i të gjitha programeve”, tha Llunji.

Ajo tregoi se çka do të ndërmarrin për rritjen e cilësisë së arsimit.

“Cilësia kryesisht do të rritet edhe përmes infrastrukturës së mirë e cila sigurohet, gjitha këto kanë të bëjnë me mënyrën se si planifikohet, si si organizohet, si ndahet buxheti, si do të funksionojnë programet e ndryshme dhe këto shkojnë zinxhirë, njëra pas tjetrës. Ekziston njëfarë rendi i punës që duhet të bëhen”, tha Llunji./21Media