Përfundoi ndeshja Xhaka vs.Rashica

Përfundoi ndeshja Xhaka vs.Rashica

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet ishte arenë e një ndeshjeje miqësore me karakter humanitar, mes ekipit të Milot Rashicës dhe Granit Xhakës. Kjo ndeshje përfundoi me barazim.

Në pjesën e parë, ekipi i Granit Xhakës ishte në epërsi. Ndërsa, në pjesën e dytë, ishte fillimisht Shefki Kuqi që shënoi golin e barazimit për ekipin e Milot Rashicës. Pas disa çastesh, Milot Rashica shënoi golin e epërsisë 3:2, duke e përmbysur rezultatin e pjesës së parë.

Pastaj, Xhaka shënoi golin e barazimit (3:3) dhe pas disa çastesh, Armend Thaqi shënoi golin e epërsisë për ekipin e Xhakës (3:4).

Në anën tjetër, Lenjani nga ekipi i Rashicës, shënoi golin e barazimit, duke kthyer rezultatin (4:4).

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2:1, për ekipin e Xhakës. Ishte fillimisht Ermir Lenjani nga skuadra e Milot Rashicës që shënoi gol, duke kaluar në epërsi. Pastaj, barazoi Muharrem Sahiti nga skuadra e Granit Xhakës. Në minutat e fundit, ishte Dardan Berisha që shënoi për ekipin e Granit Xhakës, duke kaluar në epërsi me rezultat 2:1.

Me paratë nga biletat e shitura do të ndihmohen dhjetë familje skamnore./21Media