Lojërat klasike pjesë e telefonave të mençur

Loading...

Lojërat klasike pjesë e telefonave të mençur

Nëse keni blerë një telefon të ri, sigurisht që po mendoni për ndonjë lojë në të që t’iu argëtojë. Para se të fokusoheni në lojërat që duhet paguar për to, bëni mirë t’i hidhni një sy lojërave klasike, shkruan BusinessInsider.

Shumë nga lojërat që ju i keni pëlqyer në të kaluarën janë pjesë e iPhone dhe Adroid dhe janë falas, transmeton rtv21.tv.

Disa nga më të preferuarat janë:

Solitaire një lojë klasike që ka vjen e instaluar në Windows, është lojë falas në Android dhe në iPhone.

Minesweeper është falas për iOS, sidoqoftë ju mund të paguani vetëm 2 dollar për një versionmë të ri në Iphone. Kjo lojë është gjithashtu falas në Android.

Tetris është lojë falas e lincensuar për të dyja, iPhone dhe Anroid.

Brick Breaker, nëse ju mungon kjo lojë që është pjesë e telefonave BlackBerry, do ta pëlqeni klonin e saj për iPhone. Versioni në Androdi nuk është edhe aq i mirë, por është argëtues.

Boggle loja klasike e fjalëve është falas për Android dhe iPhone

Snake, ka lloje të ndryshme të kësaj loje që kanë qenë pjesë e telefonit klasik Nokia, por është edhe një version i quajtur “Slither.io”, ku mund të luani me lojtarë të tjerë nga bota. Është falas për ios dhe Android.

Galaga është zyrtarisht e licensuar dhe falas për iOs dhe Android.

Pac-Man është një tjetër lojë klasike e licensuar dhe falas për iOs dhe Android.

Chess një lojë antike e shkathtësisë është falas për iPhone dhe Android. Ju mund ta merrni këtë version nga Chess.com dhe të luani së bashku me shokët tuaj por edhe me njerëzit e tjerë nëpër botë.

Scrabble është gjithashtu zyrtarisht e licensuar si aplikacion për tu shkarkuar falas në iPhone dhe Android. Versioni më social për iOS dhe Android që quhet “Words With Friends”./21Media