Rugani i prekur nga koronavirusi

Rugani i prekur nga koronavirusi

Daniele Rugani doli pozitiv mbrëmë pas testeve të bëra nga koronavirusi. Lajmin e dha skuadra e tij, Juventus që njoftoi se Rugani ka dalë pozitiv në testet e bëra. Vetë lojtari ka reaguar sot me një deklaratë prekëse.

“E keni lexuar lajmin dhe për këtë arsye dua t’i qetësoj të gjithë ata që brengosen për mua, jam mirë. Në këtë moment ndjej edhe më shumë detyrën t’i falënderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që janë duke luftuar në spitale për tejkalimin e kësaj emergjence. I ftoj të gjithë t’i respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën dallime. Ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tanë, për ata që na rrethojnë”, ka shkruar Rugani në Instagram.

Pas këtij lajmi, skuadra e Juventusit është përfshirë në karantinë.

Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.