“Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”

“Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku ndeshjen e Kosovës me Anglinë e ka ndjekur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, Çitaku  ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e Benjamin Kololli. Në  rrjetin social Twitter, Çitaku ka thënë se Kololli ka fituar zemrën e saj.

“Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”, ka shkruar Çitaku në Twitter ku ka publikuar edhe një fotografi të Kolollit.

 Ndeshja e Kosovës me Anglinë ka përfunduar 4 me 0 në favor të Anglisë ./21Media