Tayna e falënderoi atë për komentin

Tayna e falënderoi atë për komentin

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, vazhdimisht është duke shprehur një simpati të veçantë për rep-artisten e njohur vendore, Tayna.

Javën e kaluar Vinicius e ftoi Taynan për të kënduar në Brazil. Kurse, tani lojtari i Realit tashmë nuk po i kursen as komentet në fotografit e reperes kosovare.

Tayna në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, pranoi një koment nga Vinicius Junior.

“Top shoqja ime”, është komenti që ai i la reperes, dhe e njëjta i është përgjigjur në gjuhën portugeze duke e falënderuar atë.

Tayna, për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-ës, për të vazhduar me projekte të tjera. Sot ajo i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës.

Kujtojmë se projekti i fundit i Tyanës titullohet “Sicko” e cila numëron më shumë se 9 milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media