Lola me një dedikim për Daut Haradinajn

Lola me një dedikim për Daut Haradinajn

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, festojnë përvjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Lola ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë Dautit, teksa ka lënë edhe një mbishkrim të veçantë.

“13 vite nga sot më rrahu zemra për ty fort. Gëzuar përvjetorin e martesës Dao. Je bota për mua Davidin e Trojën. Të dua”, ka shkruar Lola.

Lola dhe Dauti dashurinë e tyre me martesë e kurorëzuan në vitin 2006. Çifti kanë dy fëmijë, Davidin dhe Trojën./21Media