Lola publikoi pamje nga festa e mbrëmshme

Lola publikoi pamje nga festa e mbrëmshme

Moderatorja e njohur kosovare, Lola Muçaj-Haradinaj ishte e pranishme mbrëmë në festën e organizuar nga bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana.

Kjo e fundit organizoi mbrëmë “Babyshower”, pak para lindjes së vajzës, organizim në të cilin ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i njerëzve.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe gruaja e deputetit, Daut Haradinajt, Lola, e cila duket se shkëlqeu gjatë natës së mbrëmshme, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet nga pamjet që Lola publikoi në instagram për 40 mijë e 300 ndjekësit e saj, me ç’rast shihet se ajo u argëtua shumë.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës, kurse, dyshja së shpejti pritet të bëhen edhe me një vajzë. /21Media