Pergjegjia e saj i befasoi të gjithë

Pergjegjia e saj i befasoi të gjithë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa çdo herë e më shumë po arrin suksese të njëpasnjëshme në skenën ndërkombëtare.

Sigurisht që për sukseset e saj në botë, krenarë ndihen të gjithë shqiptarët, pasiqë ajo prezanton edhe vendin tonë në të gjithë botën.

Së fundmi në një intervistë për CNN, Dua  ka folur për eksperiencat e saja jetësore.

Ajo ka folur edhe për refugjatët nëpër botë, duke treguar se edhe vetë ajo ishte refugjate në Angli.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka thënë Dua.

Dua gjatë intervistës është pyetur nga gazetarja nëse zgjedh më para Prishtinën apo Londrën.

Edhe pse e kishte kishte të vështirë të zgjedh, ajo megjithatë zgjodhi Prishtinën.

“Nuk mundem. Po them Prishtinën, ajo është shtëpia ime e ndjej në shpirt , pasi ndjehem vetja”, ka thënë Dua.

Kujtojmë se, Dua edhe këtë vit ishte pjesë e festivalit ndërkombëtar të muzikë “Sunny Hill”, i cili është mbajtur më 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë. /21Media