Loredana bën tatuazhin gjigant kushtuar së bijës

Loredana bën tatuazhin gjigant kushtuar së bijës

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj.

Në një fotografi që së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj, Loredana ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë kushtuar së bijës, shkruan rtv21.tv

Ajo e ka gdhendur me shkronja të mëdha në trup emrin e vajzës.

Ndryshe, Çifti i njohur i estradës muzikore shqiptare, reperi Mozzik dhe rep-artistja Loredana, më 18 dhjetor të vitit 2018 janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana./21Media