Loredana po rrëmben vëmendje

Loredana po rrëmben vëmendje

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Loredana Zefi vazhdon të jetë shumë e përfolur në mediat rozë.

Për të shkruhet shumë edhe për jetën e saj private, e sidomos pas skandalit të vitit të kaluar, ku akuzohej nga një çift zviceran për vjedhje të parave.

Loredana është shumë aktive edhe në Instagram ku numëron mbi 2.6 milionë ndjekës.

Artistja së fundmi përmes një postimi shfaqi personazhin e “The Simpsons”, mbi të cilin shkroi “Bëni para dhe jo të dashur”. 

“Kein Wort” titullihet projekti i ri i Loredanës, të cilin e solli në bashkëpunim me reperen JuJu në muajin janar. Kjo këngë në Youtube deri tani numëron mbi 19 milionë klikime. /21Media